LUSHNJË- Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Divjakë-Lushnjë.

Mësohet se rreth orës 05:15 automjeti tip “Benz” i cili drejtohej nga 22-vjeçari Q. Osmani. është përplasur me një motor që drejtohej nga 44-vjeçari me inicialet Gëzim Allpici.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.