MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Zvezdë-Gollobërdë në Maliq. Mësohet se një makinë tip Audi është përplasur me një karrocë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i karrocës, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital. Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





