Stuhia e detit mbush plazhet me mbeturina të ‘Shqipërisë turistike’ në Durrës.
Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerre në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash plastike dhe jo vetëm.
Në nje gjatësi prej katër kilometrash i gjithe brezi ranor nga Plepat, Shkëmbi Kavajës deri ne Golem është mbushur me mbeturina të gjithfarëllojshme.
Në terren për të pastruar bregdetin kanë dale punonjës të ndërmarrjes së pastrimit.
Me anë të një fadrome po punohet per grumbullimin dhe më pas largimin e të gjithë papastërtive.
Kjo situatë sipas autoriteteve lokale të Durrësit përsëritet vazhdimisht për shkak te shkarkimit të mbeturinave në lumenj apo kanale kulluese , të cilat më pas përfundojnë në det.

https://youtu.be/mreduOS_qHI