Eduart Balliu, 56 vjeç, i cili shërbente si punonjës i bashkisë së Elbasanit ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se 56-vjeçari u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat e qytetit më herët gjatë ditës.

Dyshohet se 56-vjeçari u rrëzua nga mjeti rreth mesditës për shkak të një defekti në vinç, ndërsa ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve disa orë më vonë.

Njoftim i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi Eduart Balliu, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.