Gjykata e Vlorës dënoi sot, me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase i cili në gushtin e 2 viteve më parë përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia.
Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvillua ditën e sotme, ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohej nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.
Përmes seancës së mbajtur sot, Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor për ngjarjen në Potam, në gusht të vitit 2022.
Sipas ligjit Tases, i ulet 1/3 e dënimit, gjë që do të thotë që ai do të bëjë 12 vite burg.Prokuroria më herët ka kërkuar dënimin me 15 vite burg, ndërsa përmes vendimit të dhënë sot, Gjykata e Vlorës e dënoi me 18 vite burg.





