Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i furgonit, Ardjan Stafa 50 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shoferi ka pësuar atak kardiak. MNegjithatë ai arriti të shpëtojë pasagjerët duke manovruar në sekondat e fundit.

‘Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit’, informon policia.

https://youtu.be/VuFeUvxqxl8?si=AsBVxZlEF3R9y8o3