Hidhet eksploziv në afërsi të një lokali në Malësinë e Madhe.

Policia njofton se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit.

Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

‘Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve’ njofton policia.