ANGLI – Reali i Madridit konfirmon atë që të gjithë prisnin në finale e madhe të Champions League në Wembley të Londrës përballë Dortmundit. Në një ndeshje kur skuadra gjermane befasoi kundërshtarin dhe të gjithë të pranishmit me një superparaqitje duke krijuar volum loje dhe shumë raste, skuadra e Ancelottit mbetet fituese me shifrat 2-0.

Në 45 minutat e para të mbyllura në barazimin e bardhjë 0-0 ajo që mbeti në mëndje ishte paraqitja e Dortmundit dhe e portierit madrilen Courtois i cili ishte në lartësinë e duhur në disa raste, por edhe me fat, kur në një moment i erdhi në ndihmë shtylla pingule.

Fillimi i pjesës së dytë ishte po i njëjti, me një lojë që u kontrolluar nga ekipi i Terziç që vazhdoi me raste të shumta, por ai që i prish ëndrrën është pikërishtë mborjtësi Karvahal, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 74-t.

Ishte ky gol që prishi ekuilibrat e takimit dhe nën presionin e një ndeshjeje që i iku nga duart, gjermanët gabojnë pak minuta më pas duke i dhuruar një shans Vinicius Junior i cili nuk mund të gabonte, dhe 8 minuta nga fundi vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së Ancelotit.

Një fitore eksperience dhe tipike e madrilenëve që reagojnë gjithmonë kur kundërshtari ka mbaruar energjitë e tij për të ndëshkuar dhe për të mbyllur këtë edicion fantastik duke u kurorëzuar për herë të 15-të kampione e europës dhe njëkohësisht duke mbyllur një edicion pa humbje në Champions League.