Një incident ka ndodhur këtë mbrëmje jashtë godinës së Kryeministrisë, ku një person qëlloi me gurë drejt godinës.

Menjëherë, ndërhyri Garda, duke neutralizuar autorin.

“Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.