VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një fuoristradë.

Raportohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo të plagosurit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.