Trajneri Sylvinho ka zgjedhur formacionin titullar për ndeshjen e parë të Kombëtares në “Euro 2024”.
Ndaj Italisë, trajneri i përfaqësueses sonë do të luajë me skemën 4-2-3-1.
Sylvinho ka zgjedhur Strakoshën nga minuta e parë në portë dhe Ajetin që fiton balotazhin me Ismajlin në mbrojtje, në krah të Gjimshitit. Sulmi udhëhiqet nga Armando Broja, ndërsa në krahë do të luajnë Seferi dhe Asani.

