Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Cascina të Italisë pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së martës, ndërsa ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Autori dyshohet se ka qëlluar të paktën tre herë në drejtim të shqiptarit me një armë dhe më pas është larguar me vrap. Sipas autoriteteve italiane, shqiptari nuk rezulton me precedentë penalë.

Policia po heton ngjarjen ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.