Gjermania eleminohet nga Spanja në Euro 2024
Kronologjia e takimit minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja!
126’- Carvajal ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Spanjën me 10 lojtarë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Musiala.
124’- Fullkrug shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Me fat spanjollët.
123’- Kundërsulm i shpejtë i Spanjës, Torres nuk shënon dot i vetëm me portierin Neuer.
122’- Laporte ndal një gjuajtje të fortë të Kimmich.
120′- Akordohen 3 minuta shtesë!
119’- Gooool Spanja 2-1! Merino rikthen avantazhin e iberikeve dhe i afron me kualifikimin. Mesfushori shënon me kokë, pas një krosimi të Olmo.
117- Ndërhyrje fantastike e Simon, që ndal një top që po shkonte në rrjetë, nga krosimi i Kimmich.
116’- Nacho rrëzohet në fushë, pas një kontakti me Wirtz. Ndalet loja për pak sekonda, por gjithçka është e rregullt sipas arbitrit.
106’- Gjuajtje e fortë e Musiala, ndalet nga Cucurella. Protesta të gjermanëve që kërkojnë penallti për prekje me dorë, por Taylor vazhdon lojë.
Mbyllet pjesa e parë e shtesave.
105’- “Flirton” me golin edhe Gjermania, gjuajtja e Wirtz gjithashtu shkon jashtë.
104’- Sa pranë i shkon golit Spanja. Goditja e Oyarzabal shkon pranë shtyllës.
103’- Fabian Ruiz largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, në vendin e tij aktivizohet sulmuesi Joselu.
101’- Moment i rrezikshëm në zonën e Spanjës. Musiala futet bukur dhe provon një pasim në qendër, por del Simon dhe largon topin.
100’- Carvajal ndëshkohet me karton të verdhë dhe humb ndeshjen e radhës, në rast kualifikimi.
95’- Rudiger ndal një gjuajtje të fortë të Oyarzabal.
90′- Minutat shtesë nisin me ndryshim te Gjermania. Havertz largohet, për t’i lënë vendin mbrojtësit Anton.
Mbyllet koha e rregullt.
94′– Koha e rregullt nuk prodhon fitues. Ndeshja shkon në shtesa.
93’- Nuk i besojnë syve gjermanët. Gjuajtja e Muller shkon ngjitur me shtyllën
90′– Akordohen 4 minuta shtesë!
89’- Goooool Gjermania 1-1! Gjermanët nuk vdesin kurrë. Wirtz barazon shifrat, duke shënuar, pas një pasimi të marrë me kokë nga Kimmich.
86’- Simon i mohon golin Havertz, akordohet goditje dënimi në favor të spanjollëve.
84’- Tentativë e dështuar e Ruiz nga jashtë zone, me topin që shkon shumë larg portës.
83’- Mundësi e artë shënimi për Gjermaninë. Gabon Simon që e dërgon topin te Havertz. Gjuajtja e sulmuesit shkon mbi portë.
82’- Unai Simon ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.
79’- Dy zëvendësime te Spanja, Merino dhe Oyarzabal, marrin vendin e Moratës dhe Williams. Te Gjermania, Muller merr vendin e Tah.
77’- Të pafat gjermanët. Fullkrug nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla e majtë e portierit Simon.
75’- Torres ndal në mënyrë të gabuar një aksion të shpejtë të gjermaneve dhe ndëshkohet me të verdhë.
73’- Mittelstadt ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Torres.
72’- Kai Havertz shpërdoron një rast të artë shënimi. Sulmuesi nuk shënon dot, pas një pasimi të shkëlqyer të marrë në zonë. Carvajal bën heroin me një ndërhyrje vendimtare.
70’- Unai Simon, i mohon golin Andrich. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të mesfushorit nga jashtë zone.
68’– Ndëshkohet me karton të verdhë Kroos. Mesfushori ndalon në mënyrë të parregullt Dani Olmo-n, që shpërtheu në mesfushë.
67’- Carvajal ndal një aksion të rrezikshëm të gjermanëve. Pasimi i Havertz, nuk shkon si duhet te Fullkrug.
64’- Fullkrug provon me kokë pas zhvillimeve të një goditje këndi. Top shkon jashtë portës.
SPANJA: Simon, Carvajal, Cucurrella, Laporte, Le Normand, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Williams, Morata.
GJERMANIA: Neuer, Tah, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Can, Kroos, Musiala, Havertz, Sane.
