Spanja është finalistja e pare e Europianit pasi muni në gjysmëfinalen e Mynihut Francën e yjeve të mëdhej. Pas një fillimi të vrrullshëm të kësaj ndeshjeje nga Spanjës, ishte Franca ajo që kaloi në avantazh në minutën e 9-të. Asist i Mbappe dhe godija e Kolo Muani. Ishte ky moment kur francezët morën frenat e lojës dhe mund të shënon edhe më tepër nëse do të ishin më të kujdesshëm.

por ishte perla e Lamin Yamal që befasoi nga Meignan deri tek të gjtihë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm. Një goditje me 102 km/h nga 22 metra shkon në rrjetë dhe con shifrat e takimit në 1-1.

Por brenda 4 minutave Spanja e sheh veten në avantazh, një goditje e Olmos devijohet në portë nga mrojtësi Kounde i Francës dhe iberikët marrin kryesimin e takimit duke mbyllur me këto shifra 2-1 45 minutat e para mjaft intensive dhe me shumë emocione e raste.

Në pjesën e dytë ishte vetëm Franca thuajse në fushë, me shumë volum loje por pak raste drejt portës së Unai Simon duke mos rrezikuar dhe si rrjedhojë duke mos ndryshuar dot rezultatin e pjesës së pare, që çon në kshu Spanjën në finale e madhe të 14 korrikut, ndërkohë që Franca e bujshme rezultoi një fluskë në këtë Europian duke mos u ngritur asnjëherë në nivelin e pritshmërive. Tashmë Spanja do të presë mbrëmjen e së mërkurës kur do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës për të mësuar se me cilën prej tyre do ta diskutojë trofeun e këtij Europiani.
90′- Akordohen 5 minuta shtesë!

89’- Ndërhyrje e gabuar ndaj Cucurella, Camavinga ndëshkohet me karton të verdhë.

86’- E pabesueshme çfarë ka humbur Mbappe. Sulmuesi kalon mbrojtësin Vivian, por i vetëm me portierin, gabon gjithçka duke gjuajtur mbi portë.

81’- Predhë e Yamal nga jashtë zone, topi shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Maignan.

79’- Tjetër zëvendësim te Franca, Dembele largohet dhe aktivizohet Giroud.

77’- Dy zëvendësime te Spanja, largohen Morata dhe Olmo, për t’i lënë vendin Merino dhe Oyarzabal.

76’- Mundësi e artë shënimi për Francën, një aksion e gjatë, bën që Theo Hernandez, të dalë përballë portës, por gjuajtja me të djathtën, shkon mbi traun e portës.

63’- Tre zëvendësime te Franca. Largohen Rabiot, Kante dhe Kolo Muani, në fushë aktivizohen Camavinga, Griezmann dhe Barcola.

61’- Ndëshkohet me karton të verdhë Tchouameni, për ndërhyrje të gabuar ndaj Moratës.

60’- Iluzion goli te Franca. Shpërthim i Dembele nga e majta, me sulmuesin që pason për Mbappe, por ndal Simon, që rrezikon autogolin.

57’- Dëmtohet Jesus Navas dhe nuk vazhdon dot lojën. Në fushë aktivizohet Vivian për Spanjën.

56’- Tenton edhe Mbappe me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës. Pret Simon pa shumë probleme.

53’- Gjuajtje e fortë me kokë nga Tchouameni, por topi shkon në duart e portierit Simon.

47’– Ndërhyrje vendimtare e Maignan, që braktis portën dhe zonën, për të ndalur një aksion të rrezikshëm të Williams.

Nis pjesa e dytë

45′- Akordohen 2 minuta shtesë!

40’- Kundërsulm i shpejtë i spanjollëve. Yamal, provon me një tjetër gjuajtje nga jashtë zone. Theo Hernandez devijon në goditje këndi.

36’- Tjetër rast i rrezikshëm nga iberikët. Një gjuajtje e Ruiz, devijohet nga Kante dhe shkon në goditje këndi. Pranë autogolit të dytë francezët.

31’- Mundësi e mirë e Spanjës, me Williams që futet në zonë dhe pason për Moratën, por sulmuesi bllokohet nga pesë futbollistë.

26’- Spanja përmbys rezultatin në 2-1! Olmo lëviz bukur në zonë dhe gjuan me të djathtën, Kounde në tentativë për ta larguar, e dërgon në portën e tij duke shkaktuar autogol.

21’- Gooool Spanja 1-1! Çfarë supergoli nga Lamine Yamal. Ylli i iberikëve, me një perlë nga jashtë zone, e dërgon topin në rrjetë dhe barazon shifrat, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Maignan. Me këtë gol, Yamal futet në histori, si lojtari më i ri që shënon në një Europian.

19’- Pranë golit të dytë Franca. Mbappe provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por devijohet nga Nacho. Kolo Muani nuk përfiton nga topi i mbetur në zonë.

14’- Kartoni i parë i verdhë. Navas ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Rabiot.

9’- Gooool Franca 0-1! Zhbllokohet sfida. Kolo Muani shfrytëzon në maksimum një krosim të Mbappe dhe me kokë e ndal topin në fundit e rrjetës.

7’- Reagon edhe Franca. Kolo Muani provon me një pasim për Mbappe, largon Jesus Navas në momentin e fundit.

5’- Fabian Ruiz shpërdoron një rast të artë për shënim. Mesfushori gabon në gjuajtjen me kokë pas krosimit të Yamal, duke e dërguar topin mbi traun e portës.

3’- Spanja e nis menjëherë në sulm. Ruiz merr një top të shkëlqyer në zonë, kroson me të djathtën, por nuk e shfrytëzon asnjë nga shokët e skuadrës.

0′– Starton sfida! Dy ekipet duan finalen e madhe.

FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJA: Simon, Nacho, Laporte, Cucurella, Jesus Navas, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata.
FRANCA: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Kante, Mbappe, Dembele, Kolo Muani.