Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump është sulmuar, me armë zjarri, në një tubim elektoral në Pensilvani. Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare duket momenti kur Trump është qëlluar gjatë momentit që po mbante fjalimin para mbështetësve të tij.

Pamjet tregojnë momentin kur rojet e sigurisë rrethojnë presidentin dhe e fusin poshtë tavolinës për të shmangur rrezikun.

Trump është goditur rreth veshit të tij të djathtë teksa po fliste dhe videot e tregojnë atë duke shtrënguar me shpejtësi veshin dhe më pas duke u ulur në tokë, ndërsa agjentët e sigurisë dhe të tjerët i hidhen në ndihmë.

Ai u ngrit me gjak në anën e fytyrës dhe dukej se po thoshte “lufto, lufto” ndërsa pomponte grushtin. Trump më pas u shoqërua shpejt nga skena dhe në automjetin e tij.

Ekipi dhe shërbimi sekret i Trump konfirmuan se ai ishte “mirë” dhe po kontrollohej në një institucion mjekësor lokal.

Ende janë të paqarta arsyet e sulmit, por mendohet se kjo mund të vijë edhe si pasojë e retorikës anti Trump që kundërshtarët dhe mediat e majta kanë ngritur ndaj tij.

Shërbimet Sekrete e kanë dërguar atë për mjekim në spital. Mbështetësit u shqetësuan teksa panë fytyrën e Trump të gjakosur.

Foto e siguruar nga CNN shfaq Trump të gjakosur. Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë.

Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.