Një ngjarje e rëndë për pak do të kishte ndodhur ditën e sotme nëse nuk do të kishte ndërhyrë në kohë Policia.
Një nënë 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj, por është ndaluar në kohë rekord.
Mësohet se 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, gjë që ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.
Po ashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.
Gjithashtu mësohet se ajo dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat.
Shkodër / Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.
Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.





