ELBASAN- Arrestohet një 47-vjeçar në Elbasan. Mësohet se D.B 47 vjeç, ka dhunuar fizikisht motrën e tij, si dhe e ka kërcënuar që ajo ti jepte një shumë parash.

Me rastin do të merret Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.