Bashkia Librazhd me mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe aktorë të tjerë organizuan në Fushë Studen të Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë një aktivitet të veçantë në llojin e tij në Shqipëri, Festivalin e Yjeve.

Në këtë aktivitet madhështor merrnin pjesë qytetarë, emigrantë, turistë, pasionantë të natyrës dhe të ardhur të ndryshëm.

Aktivitetin e përshëndeti kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, i cili u shpreh kjo ishte hera e parë që bashkia, organizon një festival të tillë. Ai premtoi se kjo do të kthehet në traditë të përvitshme në zemër të parkut Shebenik Jabllanicë.

Të pranishmit patën mundësi të ndjekin thellësinë e galatikës sonë me teleskopë të avancuar, performanca muzikore, filma, rrëfime dhe histori në rrethin e zjarrit, dhe natyrisht muzikën nën yje. Ata kërcyen dhe dëfryen deri në orët e para të mëngjesit.
Organizatorë të këtij aktiviteti theksuan se i kanë kushtuar rëndësi, jo vetëm anës kulturore, artistike dhe edukative, por edhe ndërveprimit dhe pasurimit të natyrës

Bashkia Librazhd ka organizuar mjaft aktivitete gjatë kësaj vere me synimin e promovimit të vlerave dhe traditave, por vecanërisht për zhvillimin e turizmit.
Numri i turistëve në këtë bashki u dyfishua gjatë sezonit të verës krahasuar me një vit më parë.

https://youtu.be/gibeE5nyIvE?si=Z4xn31-sNTx8AXjv