TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në aksidentin, i cili ka bllokuar qarkullimin në këtë aks duke shkaktuar radhë kilometrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.