Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përfshirë në aksident.
Bëhet me dije nga burimet për media se ka të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T.,
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





