Rrebeshe shiu dhe erë e fortë përfshinë mbrëmjen e sotme Shkodrën. Uji vërshoi në rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Në disa zona raportohet për përmbytje dhe në disa fshatra mungesë energjie elektrike.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të shumta shiu ju bëjmë dije se:
– Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme në qytetin e Shkodrës – Ka prezencë të shtuar uji pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dërvishbeg – Nga ana e Bashkisë Shkodër, janë të angazhuar në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake. – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka në terren punonjës dhe mjete të specializuara për largimin e ujit por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdon e bën të vështirë ndërhyrjen. – Si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk furnizohen me energji elektrike – Të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri.
https://youtu.be/pXlqTgvQy8k



