FIER- Ditën e sotme është vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Erjon Javorit. Viktima u vra rreth 1 vit më parë në dhjetor të 2023 ndërsa pas disa muajsh nga krimi i rëndë që tronditi Fierin u vendos në pranga, Kreshnik Gashi.

Në lidhje me ngjarjen është në kërkim edhe vëllai i të arrestuarit Agim Gashi. Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj 33-vjeçarit Kreshnik Gashi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, Agim Gashi (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë Erjon Javorin për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.