TIRANË- Dhunohet gjatë natës një efektiv i policisë së burgjeve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit.

Polici i dhunuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sipas informacioneve, autorët, pasi e kanë dhunuar, i kanë marrë efektivit armën e shërbimit dhe janë larguar.

Ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Një grup hetimor po punon për rastin në fjalë.