• Irani ka nisur sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit.
• Referuar raportimeve të mediave ndërkombëtare rreth 200 raketa balistike janë hedhur drejt territorit izraelit, ndërsa sirenat e alarmit janë aktivizuar në të gjithë territorin.
• Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre.
•Presidenti i SHBA-së, Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
• Ai po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.
• Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se dhjetëra raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke paralajmëruar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.
• Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.
• Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët thanë se panë të rrëzohen mbi hapësirën ajrore të Jordanisë disa nga raketat e nisura, ndërsa dhjetëra të tjera vazhduan lëvizjen drejt Izraelit.
• Alarmi për një sulm iranian ndaj Izraelit u dha pak orë para se ai të fillonte nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
• Irani është zotuar të hakmerret pas sulmeve që vranë lidershipin e lartë të aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban.
• Gjuajtja e raketave erdhi pasi Izraeli tha se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si të kufizuara.
• Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gaza një vit më parë.