ITALIA- Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur rëndë djalin e partneres së tij ukrainase. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një debati mes shqiptarit dhe 18-vjeçarit në banesën në Novate Milanese. I riu është qëlluar me plumb në qafë nga 45-vjeçari dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda në Milano.

Ndërkohë, shqiptari u arrestua për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve paraprake, të shtënat ndodhën pak pas orës 03:30 të mëngjesit. Nuk dihet nëse në momentin e debatit ka qenë e pranishme edhe nëna e të riut, 39-vjeçarja ukrainase. Në shtëpinë ku ndodhi ngjarja u gjet një gëzhojë, nga arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.