Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Leskovik, ku një 40-vjeçar është gjetur i vetëvarur.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet që 40-vjeçari t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij, si pasojë e depresionit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.