• Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. • Mësohet se GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin. • Për Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon u la masa “detyrim paraqitjeje”. • Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.• Ndërkohë në pjesën e parë të seancës ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. • Meta raportohet se ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj tij. • Pas vendimit të GJKKO-së për të mos ndryshuar masën ndaj saj dhe Presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputetja Monika Kryemadhi ka folur për media. • Kryemadhi tha se ishte qesharake, kur prokurori tha se ajo ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Gjithashtu ajo shtoi se i sqaroi a prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet. • Deputejta Monika Kryemadhi tha pas vendimit të GJKKO-së se në pjesën e parë të seancës ishin të revoltuar pasi kjo çështje sipas saj duhet të ishte ndarë. • Kryemadhi tha për mediat se Prokuroria ishte shumë provokative. • Ajo shtoi se ta pozicionosh në një sallë me Ilir Metën, kur, sipas saj janë në një konflikt të hapur, është për bërë show. Kryemadhi tha se avokati i Metës, Genc Gjokutaj duhej të kërkonte të kundërtën sa i takon masave. • Sipas saj, Gjokutaj duhej të kërkonte “arrest me burg” për të dhe “detyrim paraqitje’ për Metën. • Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së se eprisnin masën “arrest në burg”. • Gjokutaj tha se do të ndjekin rrugën e ankmimit. • Ai shtoi se Meta gjatë seancës nuk e humbi qetësinë dhe argumetoi me zë të lartë.





