TIRANA- Ka ndërruar jetë biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reci, i cili u qëllua me plumb në kokë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Pas ngjarjes, 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti që të mbijetonte.

Konkretisht, ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali në afërsi të banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen detaje nga rrethanat e krimit. Nga ana tjetë, policia njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.