DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth. Sipas informacioneve paraprake Sabri Kreka 20 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për shkak të lëndimeve të marra, 20-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.