Aksident në Lezhë. Përplasen dy mjete, tre persona nisen urgjent në spital.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe shkakut të aksidentit.
Tjetër aksident i rëndë këtë mbrëmje.
Pas përplasjes së dy mjeteve në Lezhë, një aksident i frikshëm ndodhi në Durrës ku një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ujërash të zeza.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, teksa drejtuesi i automjetit tip “Seat” humbi kontrollin.
Për nxjerrjen e tre pasagjerëve të bllokuar u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Sipas autoriteteve, tre të plagosurit, kanë pësuar lëndime të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.
https://youtu.be/BvEocNg4I6w





