Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Osmane dhe nga pretendimet territoriale të fqinjëve në atë kohë.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Kryeministri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë.

Ai ka postuar një video në rrjetet sociale me pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë.

Gjithashtu në postim Rama uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

Gjithashtu përmes një postimi në Facebook Kurti shkruan se ky 28 nëntor e gjen Kosovën me ndërtimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prekaz.

https://youtu.be/5de2I4Hk9Mc