Të shtëna me armë zjarri në Ndroq/ Vritet 50-vjeçari Alfred Dedja, autori kunat me Altin Hajrin, detaje nga dinamika e ngjarjes(EMRAT)
• Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali në Ndroq. • Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Alfred Dedja. • Mësohet se viktima ka qenë klient në një lokal në zone ndërsa autori është futur në lokal me armë dhe ka qëlluar Dedjan dhe më pas është larguar. • Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës. • Në lidhje me ngjarjen policia ka dalë me një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:30. • Policia gjithashtu ka bërë me dije se është identifikuar autori ndërsa po punohet kapja e tij. • Dyshohet se autori i vrasjes është Julian Gjoshi. • Mësohet se autori është futur brenda ambienteve të lokalit dhe viktima ka qenë i ulur në një tavolinë. • Më pas autori është ulur në një tavolinë tjetër përballë Dedjas. • Më tej raportohet se 50-vjeçari është ngritur dhe ka shkuar të flasë me 27-vjeçarin Julian Gjoshi ku më pas kanë debatuar. • Gjatë debatit Gjoshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Dedjas. • Sipas raportimeve autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin. • Pas ngjarjes së rëndë 27-vjeçari është larguar me një mjet tip “Benz” të zi. • Mësohet se autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit. • Hajri është një emër i njohur i botës së krimit ndërsa edhe kunati i tij gjithashtu nuk nuk është emër i panjohur për Policinë. • Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje. • Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. • Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. •Por lirimi i tij rezulton të jetë bërë për shkak të lidhjeve që kishte kunati i tij, Altin Hajri me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. • Edhe viktima Dedja në vitin 2014, është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. • Dedja rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. • Gjithashtu Dedja në vitin 2017, është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. • Më tej bëhet me dije se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak.

Altin Hajri





