FIER- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Mbrostar-Levan. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit.

Sipas raportimeve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes së shoferit një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

https://youtu.be/fg6roH8MdXE

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi Genti Çela, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.

Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi Genti Çela, u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.