KRUJË – Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer gjatë natës në Krujë. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e një 25-vjeçari dhe nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz vetëm materiale.

Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.