Shqipëria 2-0 Andorra
Shqipëria pret Andorrën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjve nuk u lejohen hapat fals, pas disfatës së pësuar në Angli.
Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për formacionet zyrtare. Ashtu siç pritej, trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime, në përbërjen e 11-shes titullare.
Shqipëria, në kualifikueset e Botërorit, është në një grup me ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni. Dominon ekipi i Sylvinhos. Priten ndryshime në pjesën e dytë.
19- Gol. Fantastik Manaj, dyfishon shifrat.
9- Goll. Manaj zhbllokon ndeshjen. Kuqezinjtë në epërsi.
https://rumble.com/v6r55m0-manaj.html
https://rumble.com/v6r54ya-albania-goal-vs-andorra.html
1- Nis ndeshja.





