Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë nga sulmi që i mori jetën Martin Canit, Luis Meçe foli për mediat.

Ai tha se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

Gjykata e Tiranës pranoi sot kërkesën e prokurorisë, dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Mario Përlleshin, i mituri që dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja