Shqiptari arratiset nga burgu i Bolonjës
Bolonjë, 31 mars 2025 – Një i burgosur shqiptar, Fatbardh Mneraj, 34 vjeç, u arratis mbrëmë nga burgu i Dozzas në Bolonja.

Sipas informacioneve të para, Mneraj, i dënuar për grabitje, ka kaluar ditën në liri si pjesë e regjimit të gjysmëlirisë, por më pas i është njoftuar se do të humbiste privilegjin pas një dënimi tjetër. Ndërsa ishte në procesin e transferimit për t’u kthyer në seksionin e brendshëm të burgut, ai është arratisur dhe ka zhdukur pa lënë gjurmë.

Mediat italiane raportojnë se mundësia e arratisjes mund të ketë ardhur nga një gabim i gardianëve, të cilët dyshohet se kanë lënë derën e hapur gjatë momentit kur një oficer ishte i zënë me punë tjetër.

Policia e burgjeve ka shpërndarë fotografitë dhe të dhënat personale të të burgosurit dhe është vënë në kërkim të tij, duke kontaktuar organet e rendit në të gjithë vendin.

Burgu i Dozza-s, që është një nga burgjet më të njohura në Bolonjë, ka pasur disa raste arratisjesh në të kaluarën. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në vitin 2011, kur tetë të burgosur u kapën gjatë një tentativi për të gërmuar një hapësirë për të dalë nga qelia.

Albanian escapes from Bologna prison
Bologna, March 31, 2025
– An Albanian prisoner, Fatbardh Mneraj, 34, escaped last night from the Dozza prison in Bologna.

According to initial reports, Mneraj, who was sentenced for robbery, had spent the day outside as part of a semi-liberty regime, but was notified that he would lose this privilege after another sentence. While being transferred to return to the prison’s internal section, he escaped and disappeared without a trace.

Italian media report that the escape may have been facilitated by a mistake made by the guards, who are suspected of leaving a door open while an officer was occupied with another task.

The prison police have circulated photographs and personal information of the prisoner and have launched a nationwide search in collaboration with law enforcement agencies.

Dozza prison, one of the most famous prisons in Bologna, has had several escape incidents in the past. A similar event occurred in 2011, when eight prisoners were caught attempting to dig a hole to escape from their cell.