Tragjike! Vritet me thikë studentja e infermierisë
Mesina, Itali – 31 Mars 2025
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Mesinës, Itali, ku një studente 22-vjeçare e infermierisë është sulmuar me thikë dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë në spital.
Viktima, e identifikuar si Sara Campanella, u godit në zonën e stadiumit në Viale Gazzi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sara, me origjinë nga Palermo, ndodhej në Mesina për të ndjekur studimet e saj në infermieri. Sipas raportimeve paraprake të mediave, autoritetet dyshojnë se agresori është dikush që e njihte. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Tragic! Nursing Student Stabbed to Death
Messina, Italy – March 31, 2025
A tragic incident occurred in the city of Messina, Italy, where a 22-year-old nursing student was stabbed and succumbed to her injuries shortly after being taken to the hospital.
The victim, identified as Sara Campanella, was attacked near the stadium area on Viale Gazzi. Despite medical efforts, she could not survive the severe wounds.
Sara, originally from Palermo, had moved to Messina to pursue her nursing studies. According to preliminary media reports, authorities suspect that the attacker was someone known to her. Investigations are ongoing to determine the motives and circumstances of the incident.





