I riu humbi jetën nga rryma elektrike, procedohet administratori i kompanisë ku punonte viktima!
Administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që humbi dje jetën gjatë orarit të punës po procedohet në gjendje të lirë.
Kujtojmë se Andi Sulejmani ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.
Young man dies from electric shock in Dibër, company administrator under investigation
Dibër, April 1, 2025 – The administrator of the internet company where a 31-year-old man lost his life yesterday during working hours is being investigated while remaining free.
The victim, Andi Sulejmani, tragically passed away after coming into contact with an electric current while installing an internet line.
The Local Police Directorate of Dibër announced that an investigation has been launched regarding the death of A. S., 31 years old, who suffered an accidental electric shock while on duty.
Following investigative actions by the Crime Investigation specialists at the Dibër Police Station, the prosecutor’s office has initiated legal proceedings against O. K., 43 years old, the administrator of the internet company, for “Violation of workplace safety regulations.”
The case has been referred to the Prosecutor’s Office at the First Instance Court of General Jurisdiction in Dibër for further legal action.





