Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e vdekur studentja shqiptare në Itali (Detaje shokuese)

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i Ilaria Sulës, një studente shqiptare 22-vjeçare e zhdukur që nga 25 marsi. Trupi i saj u gjet në një zonë të pyllëzuar në fund të një përroi brenda një valixheje.

Sipas hetimeve të para, Ilaria kishte pasur një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identifikuar dhe arrestuar. Hetimet janë përqendruar te ky person, pas një kthese dramatike, kur hetuesit e policisë kanë mbërritur në banesën e tij dhe kanë kryer një inspektim mjeko-ligjor. Ky i ri, me të cilin viktima shkruante mesazhe, është marrë në pyetje nga policia.

Ilaria studionte statistika në Universitetin Sapienza. Përveç familjes së saj, miqtë e saj gjithashtu ishin mobilizuar për të ndihmuar në kërkimin e saj, duke publikuar fotografi të saj. Hetimi ka treguar se në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria ka lënë shtëpinë me nxitim për t’u takuar me dikë. Prindërit e saj raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, por celulari i saj ishte i ndezur dhe dikush i ishte përgjigjur mesazheve të saj.

Missing for Several Days, Albanian Student Found Dead in Italy (Shocking Details)

This morning, the lifeless body of Ilaria Sula, a 22-year-old Albanian student who had been missing since March 25th, was found. Her body was discovered in a wooded area at the end of a stream, inside a suitcase.

According to initial investigations, Ilaria had been involved with a Filipino national, who has been identified and arrested. The investigation took a dramatic turn when police investigators arrived at the Filipino man’s home and conducted a forensic inspection. The man, with whom Ilaria had been exchanging messages, was identified by the police and taken into custody for questioning.

Ilaria was studying statistics at the Sapienza University. In addition to her family, who had filed a police report, her friends had also mobilized to help find her, sharing her photos. The investigation revealed that on the evening of her disappearance, Ilaria had left her house in a hurry to meet someone. Her parents, who live in Terni, reported that she hadn’t taken anything with her, but her phone was still working and someone had answered her messages.