“Gjesti nuk di të këndojë”/Bruno Shemsho: Shoqëria jonë e prapambetur gjen veten tek ai!

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, analisti Bruno Shemsho ka komentuar ndodhitë më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ai ka analizuar lojën e banorëve dhe ka shprehur mendimet e tij mbi secilin, duke u ndalur veçanërisht tek fenomeni viral i momentit, Gjesti.

Sipas Shemshos, Gjesti nuk ka aftësi muzikore dhe suksesi i tij në rrjet është tregues i një problemi më të madh shoqëror.

“Gjesti nuk di të këndojë, nuk mund të këndojë, nuk ka zë, nuk di të rrepojë, nuk di të krijojë tekste. Nuk ka bagazh të tillë që të krijojë tekste, sepse nuk përdor shumë fjalë. Nuk mund të krijosh këngë me ‘Natën e mirë’ dhe ‘U kry çdo sen’, mendoj unë. Por mund ta krijosh dhe atë dhe prapë viral bëhesh,” u shpreh Shemsho.

Në lidhje me faktin se përse frazat e Gjestit janë kthyer në virale, ai tha: “Shoqëria jonë e prapambetur gjen veten tek ai. Shoqëria jonë, në shumicë, është e prapambetur në lidhje me njohurinë, me dijen, me shkollimin. Dhe normalisht që shikojnë veten dhe u duket se kanë një përfaqësues të denjë tashmë.”

Bruno Shemsho: “Gjesti doesn’t know how to sing, our backward society sees itself in him!

Invited to “Live From Tirana” on Top Albania Radio with Ronaldo Sharka, analyst Bruno Shemsho shared his thoughts on the latest events in the “Big Brother VIP 4” house. He analyzed the contestants’ game strategies and gave his opinion on each of them, focusing particularly on the viral sensation, Gjesti.

According to Shemsho, Gjesti lacks musical talent, and his social media success reflects a larger societal issue.

“Gjesti doesn’t know how to sing, he cannot sing, he has no voice, he doesn’t know how to rap, he doesn’t know how to write lyrics. He lacks the background needed to create lyrics because he doesn’t use many words. You can’t make songs with ‘Good night’ and ‘Everything’s done,’ in my opinion. But still, you can create it, and it goes viral anyway,” Shemsho stated.

When asked why Gjesti’s phrases have become viral, he added: “Our backward society sees itself in him. The majority of our society is behind in terms of knowledge, education, and schooling. Naturally, they see themselves in him and feel like they finally have a worthy representative.”

ten tek ai!