‘Plakat e prillit’: Reshje dëbore në veri dhe verilindje, policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes
Tiranë, 6 prill 2025 – Reshjet e borës kanë përfshirë veriun dhe verilindjen e vendit, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore dhe zona malore. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa Policia e Shtetit ka dhënë udhëzime të posaçme për drejtuesit e mjeteve.
Reshjet kanë qenë më intensive në qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, ku temperaturat e ulëta kanë rikthyer borën në zona si Lura, Selishta, Kala e Dodës dhe Sllovë. Trashësia e borës në disa prej këtyre zonave arrin deri në 5 centimetra. Sipas sinoptikanëve, ky fenomen njihet si “plakat e prillit”, një rënie e vonë dëbore që ndodh pas ardhjes së pranverës.
Policia këshillon drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit në terren. Po ashtu, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve në zonat me borë, për të shmangur aksidente dhe bllokime.
Në qarkun e Kukësit, moti është shoqëruar edhe me erëra të forta dhe reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 600 metra dëbora ka mbuluar disa zona si Arrën, Shishtavec, Topojan, Valbonë dhe Dragobi. Deri më tani, nuk raportohet për probleme të mëdha në qarkullim, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në akset malore si Kam-Qaf Luzhë, Shishtavec-Topojan, Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, etj.
Borëpastrueset dhe fadromat janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve në Shkodër, Pukë, Dibër dhe Kukës, ndërsa autoritetet janë në terren për të garantuar kalueshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve.
‘April Snow’: Northern Albania Hit by Late Snowfall, Police Urge Caution
Tirana, April 6, 2025 – Unexpected snowfall has covered the northern and northeastern regions of Albania, causing traffic difficulties and prompting authorities to call for increased caution, especially in mountainous areas.
Heavy snow has affected Shkodër, Kukës, and Dibër counties, with areas such as Lura, Selishta, Kala e Dodës, and Sllovë reporting snow thickness of up to 5 centimeters. This unusual April weather, often referred to as “the old women of April,” is a late winter return that occasionally surprises in springtime.
State Police have advised drivers to reduce speed, keep a safe distance between vehicles, and follow instructions from officers on the ground. Vehicles heading into snow-affected areas should be equipped with winter tires and chains to avoid accidents and traffic disruptions.
In Kukës, the bad weather also includes strong winds and rain, while in altitudes above 600 meters, the rain has turned into snow. Villages such as Arrën, Shishtavec, Topojan, Valbonë, and Dragobi have experienced snowfall, though no major movement problems have been reported so far.
Authorities continue to monitor roads closely, particularly difficult routes such as Kam-Qaf Luzhë, Shishtavec-Topojan, and Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali. Snowplows and heavy machinery have been deployed to clear roads and maintain traffic flow across the affected regions.
Citizens are urged to avoid unnecessary travel and remain cautious, as weather conditions may continue to pose challenges in the coming days.





