“Ilaria ime, ku je o shpirti i mamit” – I jepet lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Itali
Terni, Itali – 7 Prill 2025
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq dhe komuniteti shqiptar në Itali i dhanë sot lamtumirën e fundit 22-vjeçares Ilaria Sula, e cila u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Anthony Samson.
Arkivoli me trupin e saj mbërriti në banesën familjare në Viale dello Stadio në Terni, ku u prit me një atmosferë prekëse. Nëna e Ilarias, e shkatërruar nga dhimbja, thërriste me zë të lartë emrin e vajzës:
“O Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy…”
Portat e godinës ishin të mbuluara me lule, mesazhe dhe fotografi në kujtim të së resë, e cila u gjet e vrarë dhe e futur në një valixhe në një zonë të pyllëzuar në Poli, pas zhdukjes së saj më 25 mars në Romë.
Ilaria ishte studente e Statistikës në universitetin “La Sapienza”. Pasi nuk u kthye në shtëpi, familjarët dhe shoqet ngritën alarmin në rrjetet sociale. Trupi i saj u zbulua pas një hetimi intensiv, ku autoritetet italiane arrestuan autorin e dyshuar.
Gjatë marrjes në pyetje, 23-vjeçari me origjinë filipinase pranoi krimin. Ai e kishte goditur disa herë me thikë në banesën e tij në Via Homs, më pas e kishte vendosur në valixhe dhe kishte tentuar të zhdukte trupin. Pas ngjarjes, ai vazhdoi të përdorte telefonin e Ilarias për të shtyrë kohën dhe për të fshehur gjurmët.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës. Ceremonia mortore do të mbahet sot në Terni, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të nderuar kujtimin e vajzës shqiptare.
“My Ilaria, where are you, my soul?” – Final Farewell to 22-Year-Old Albanian Girl Murdered in Italy
Terni, Italy – April 7, 2025
Amid tears and heartbreak, family members, friends, and the Albanian community in Italy bid a final farewell today to 22-year-old Ilaria Sula, who was brutally murdered by her ex-boyfriend, 23-year-old Mark Anthony Samson.
The coffin carrying her body arrived at the family home on Viale dello Stadio in Terni, greeted by a wave of grief and emotion. Her devastated mother was heard crying out:
“Oh my Ilaria, where are you, my soul, where is the light in your eyes…”
The entrance of the building was covered with flowers, messages, and photos in memory of the young woman, who had been missing since March 25. Her body was found days later stuffed inside a suitcase, abandoned in a wooded area in Poli.
Ilaria was a Statistics student at the University of “La Sapienza” in Rome. When she didn’t return home, her family and friends raised the alarm online, sharing her photos widely. The Italian authorities located her body following an intensive investigation and arrested the prime suspect.
During interrogation, the 23-year-old Filipino national confessed to the crime. He had stabbed Ilaria multiple times in his apartment on Via Homs, placed her in a suitcase, and attempted to dispose of the body. After the murder, he continued to use her phone, replying to messages and posting on social media to conceal the crime.
He now faces charges of premeditated murder and concealment of a corpse. The funeral ceremony will be held today in Terni, where hundreds have gathered to pay their respects to the young Albanian woman.





