Tiranë, 8 prill 2025 – Depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë kontinentale do të diktojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Megjithatë, nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe më tej të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore, duke rikthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, ndërkohë që maksimumet do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C, vlera më e ulët, deri në 17°C, vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.
The intrusion of cold air masses of continental origin will dictate the atmospheric conditions in our country, bringing clear but cold weather.
The clearest weather will be most pronounced along the coastline and in lowland areas, while mountainous areas in the Eastern region will experience frequent cloud cover and clear spells. However, no precipitation is expected.
It is forecasted that, in the afternoon and onwards, there will be a significant reduction in cloud cover even in the mountainous areas, returning to clear weather.
Air temperatures will drop during the early morning hours but will rise later, with daily values ranging from a low of -4°C to a high of 17°C across the country.
The wind will blow moderately, with speeds exceeding 45 km/h from the North-Northeast, causing a 2-3 meter wave height along the Adriatic and Ionian coasts.




