Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anije italiane – “Libra” i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë

Durrës, 8 prill 2025 – Tre anije italiane kanë mbërritur paraditen e sotme në Portin e Durrësit, ku njëra prej tyre, “Libra”, i është dhuruar Flotës Detare shqiptare për patrullime detare. Ceremonia e dorëzimit po zhvillohet sot, në prani të autoriteteve të larta nga Shqipëria dhe Italia, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve.

Në mesin e anijeve që u ankoruan është edhe “Amerigo Vespucci”, e njohur botërisht si “anija më e bukur në botë”. Kjo anije u nis nga porti i Ortonës në Itali dhe do të qëndrojë në Durrës deri më 11 prill. Ndalesa në Shqipëri është e para nga dy të planifikuara jashtë Italisë, në kuadër të turit të saj mesdhetar, përpara se të ndalet në Valetta të Maltës nga data 25 deri më 29 prill.

Treshja e mjeteve detare plotësohet nga anija “Lo spirito di stella”, e cila drejtohet nga persona me aftësi ndryshe dhe ka për qëllim promovimin e kauzave sociale.

Të mërkurën, më 9 prill, në orën 12:00, do të mbahet në Durrës edhe një konferencë për shtyp ku do të prezantohet edicioni i vitit 2025 i “Giro d’Italia”, që këtë vit do të nisë pikërisht nga Shqipëria.

Three Italian ships arrive at the Port of Durrës – “Libra” donated to the Albanian Naval Fleet

Durrës, April 8, 2025 – Three Italian ships arrived this morning at the Port of Durrës, with one of them, “Libra”, officially donated to the Albanian Naval Fleet for maritime patrols. The handover ceremony is being held today in the presence of high-ranking officials from both Albania and Italy, including representatives from the Ministries of Defense and military personnel.

Among the ships that docked is also “Amerigo Vespucci”, internationally recognized as the most beautiful ship in the world. It departed from the port of Ortona, Italy, and will remain in the coastal city of Durrës until April 11. This stop marks the first of two international calls planned as part of its Mediterranean tour, the second being in Valletta, Malta, from April 25 to 29.

The trio is completed by “Lo spirito di stella”, a ship run by individuals with different abilities, which promotes social causes and inclusion.

On Wednesday, April 9, at 12:00 PM, a press conference will also be held in Durrës to present the 2025 edition of the “Giro d’Italia”, which this year will start from Albania.

https://youtu.be/-C0I4D8CukU