Makina përplas fëmijën 3-vjeçar, i mituri ndërron jetë
Greqi, 8 Prill 2025

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në zonën e Spatës, pranë Athinës. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është përplasur dhe është tërhequr zvarrë nga një automjet, në rrethana ende të paqarta. Drejtuesi i mjetit ndaloi menjëherë pas aksidentit dhe e transportoi fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale, ku mjekët fatkeqësisht konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka arrestuar shoferin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të kësaj tragjedie.

Car Hits 3-Year-Old Child, Minor Dies
Greece, April 8, 2025

A tragic accident occurred this afternoon in Greece, where a 3-year-old child lost his life.

The incident took place on Dimarchou Christou Beka Street in Spata, near Athens. According to preliminary reports, the boy was hit and dragged by a car under still unclear circumstances. The driver stopped immediately after the accident and transported the child to the local Health Center, but doctors confirmed that the child had already passed away.

Authorities have arrested the driver and launched an investigation to determine the causes and possible responsibilities related to this tragedy.