Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth një orë më parë në afërsi të Shkallës së Tujanit, në rrugën e Arbrit.
Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë ka ndërruar jetë shoferi i një prej mjeteve, një 29-vjeçar me inicialet M.Sh.
I plagosur ka mbetur edhe një pasagjer 25-vjeçar, i cili ishte në makinë me të.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





