BURREL- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më para në Burrel. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur gjashtë persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu të plagosurti janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, por momentalidht shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



