Një pallat në kompleksin ‘Arlis’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamje, flakët kanë përfshirë thuajse gjithë godinën, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Si pasojë e zjarrit, disa banoër dhe pjesëtarë të forcave zjarrëfikëse janë dërguar në QSUT të asfiksuar nga tymi.
Policia dhe forcat Zjarrëfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Ndërkohë që forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe një helikopter për izolimin e flakëve.
Nga pamjet, duken momentet trishtuese, teksa qytetarët që vrapojnë për tu larguar sa më parë nga flakët.
Gjithashtu Forcat Zjarrëfikëse kanë evakuar me dhjetëra qytetarë që ndodheshin brenda pallatit.
Ndërkohë në terren ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, për të vëzhguar nga afër situatën.
Flakët masive kanë ‘alarmuar’ Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku edhe repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri për çdo situatë.


