Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas në Kavajë, ku një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje.
Sipas informacioneve, 76-vjeçari Muhamet Rreshka dyshohet se ka vrarë me thikë vëllain e tij, 74-vjeçarin Eqerem Rreshka, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e krimit të rëndë brenda familjes Rreshka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.





